Vritet edhe një tjetër pjesëtar i grupit të armatosur që sulmoi policinë e Kosovës në veri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2023, 15:49

Edhe një pjësëtar i grupit të armatosur në veri dyshohet se është vrarë nga policia e Kosovës.
Mediet në kosovë kanë bërë të ditur se edhe një sulmues i armatosur deri në dhëmë është vrarë nga njësitet policore të Kosovës.
Sipas burimeve, personi i armatosur është vrarë teksa ka tentuar të largohet nga Manastiri.
I njejti ka shtënë me armë në drejtim të policisë dhe nuk iu është bindur urdhërave të policisë, këta të fundit janë detyruar të gjuajn.

