Vrasja në Kosovë, Ministri i Brendshëm: Është arrestuar i plagosuri i përfshirë në ngjarje

Vrasja në Kosovë, Ministri i Brendshëm: Është arrestuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë që ka ndodhur mbrëmjen e somte në Kosovë, konkretisht në  Pejë.

Sveçla bën me dije  se kanë arrestuar personin e tretë të përfshirë në ngjarje, teksa ka shtuar se janë të përkushtuar që me të gjitha kapacitet ta zbardhin rastin.

“Sapo më njoftuan se një ngjarje e trishtuar ka ndodhur në qytetin e Pejës ku kemi vrasje të dyfishtë dhe një të plagosur, i cili tashmë është arrestuar. Siguria dhe mirëqenia e qytetarëve tanë është qenësore. Prandaj, jemi të përkushtuar, që me të gjitha kapacitetet të zbardhim rastin. Ngjarjet e tilla të dhunës me armë duhet të marrin fund. Jam plotësisht i angazhuar për të siguruar që Policia e Kosovës të ketë të gjitha resurset e nevojshme për të zbardhur rastin dhe ofrojë siguri për qytetarët”, ka deklaruar ai.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:20, ku kanë mbetur të vrarë me armë zjarri dy politikanë të Partisë Demokratike. 

Përkatësisht viktima kanë mbetur, Astrit Ademaj, i cili ishte kandidat për kryetar në Pejë dhe Blerand Kadrijaj, ish-kandidati për kryetar i Deçanit, po nga PDK-ja. Po ashtu ka mbetur i plagosur dhe vllau i Astrit Ademajt, Avniu. 

 

EMISIONET