Vokshi optimist: Shqipëria s’futet në BE para 10 vitesh, shpresojmë te një situatë emergjente gjeostrategjike


Votimi në parlamentin e Maqedonisë së Veriut i ka hapur rrugën nisjes së bisedimeve për integrimin në BE.

Në një intervistë për RTV Ora, me gazetarin Sebastian Zonja, publicisti Indrit Vokshi, është shprehur pesimist për hyrjen e Shqipërisë në BE, para 10 vitesh.

Më tej ai tha Shqipëria institucionet e vendit tonë janë shumë mbrapa në përmbushjen e  30 pikave, dhe sipas tij nuk mund të realizohen brenda një kohe të shkurtër.

Indrit Vokshi: Nuk mund të flitet për dy apo tre vite, mund të flitet për më së paku 10 vite. Duke parë që ne kemi një administratë publike ose një qeveri, e cila nuk dihet se sa do të jetë e aftë për të përmbushur kapitujt e Integrimit në BE dhe nuk ka gjasa të jetë e aftë dhe profesionale në këto drejtime, na mbetet të shpresojmë te një situatë e emergjencës gjeostrategjike.

Shteti shqiptar dhe institucionet janë shumë mbrapa në përmbushjen e 30 kapitujve, ose 30 pikave, kështu që nuk mund të flitet për dy-tre vite. Nëse ne do të arrijmë për 10 vite të përmbushim kriteret për t’u integruar në BE.

SHBA e sheh BE si një investim të tyre në sigurinë e Europës, pra është një investim i përbashkët për të ndërtuar një rend politik stabël të një politike, pa diskriminime, pa ndasi, më multi kulturale. Aq sa BE është i kombeve të BE, aq është edhe investim i BE-së.

EMISIONET