Vjosa Osmani për CNN: Rusia po mundohet të destabilizojë Ballkanin përmes Serbisë

Vjosa Osmani për CNN: Rusia po mundohet të destabilizojë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar ditën e sotme zhvillimet në Ukrainë mund të prekin edhe pjesën tjetër të botës, përfshirë edhe kontinentin evropian.

Duke folur në një intervistë për CNN, Osmani bëri me dije se Rusia po mundohet të destabilizojë Ballkanin përmes Serbisë, satelitit të saj për një kohë të gjatë.

Osmani më pas theksoi se paqja në Evropë është e pamundur pa përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Po ashtu, presidentja Osmani nuk la pa përmendur edhe krimet serbe të kryera gjatë luftës në Kosovë, krimet në fshatin Poklek, ku tha se ka qenë së fundmi, duke përfshirë edhe djegien e fëmijëve të gjallë në një shtëpi të fshatit në vitet e luftës.

Ajo shtoi se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ishte ministër i propagandës në kohën e kriminelit Sllobodan Millosheviq.

“Më duhet t’jua rikujtoj se presidenti i sotëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shërbyer si ministër i Propagandës në pushtetin e Millosheviqit. Ai është shumë i mirë të bëjë propagandën që Rusia e mbështet”.

EMISIONET