VIDEO/ Nxënësit dhe mësuesit po ktheheshin nga protesta në Novi Sad, një burrë u del para, i sulmon me shkop druri dhe pastaj i kërcënon me thikë

VIDEO/ Nxënësit dhe mësuesit po ktheheshin nga protesta në

Një burrë në moshë të mesme në Serbi ka sulmur dhe më pas ka kërcënuar nxënësit dhe mësuesit e Shkollës së Medias Grafike. Siç raportohet burri ka dalë nga dritarja e një apartamenti në katin e parë dhe ka sulmuar me një shkop druri nxënësit dhe mësuesit. 

Incidenti ka ndodhur kur nxënësit dhe mësuesit po ktheheshin nga ceremonia e nderimit të viktimave në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona dhe dy të tjerë u plagosën rëndë. Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur burri del nga dritarja e apartamentit dhe sulmon studentët me një shkop druri. 

Nxënësit arritën ta heqin shkopin nga duarsh dhe burri u kthye përsëri në apartament, gjithashtu përmes dritares. Më pas, ai u shfaq në dritare me një thikë në duar, duke kërcënuar nxënësit dhe duke e futur atë në kuadrin e dritares. Në një moment të videos, shihet një oficer policie në uniformë, por nuk është e qartë nëse ka pasur ndërhyrje të policisë. Studentër prej disa javësh po protestojnë duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 15 personave në Novi Sad.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MOJ - BEOGRAD (@moj_beo_grad_)

EMISIONET