Vetëvendosje kritikohet për mediat, Asociacioni i Gazetarëve: Të tërhiqet projektligji për mediat

Vetëvendosje kritikohet për mediat, Asociacioni i Gazetarëve:

Kryetari i Asociacionit te Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, ka shprehur të enjten përmes një konference shqetësimet lidhur më projektligjin e Komisionit të Pavarur të Mediave i cili pritet të miratohet sot në lexim te dytë në Kuvendin e Kosovës.

Rexha akuzoj Lëvizjen Vetëvendosje dhe qeverinë se nuk kanë qenë të interesuar të flasin me të gjithë aktorët e përfshirë.

Projektligji është kritikuar edhe nga Qendra Evropiane për Lirinë e Medias.

Juristja Flutura Kusari tha se miratimi i këtij projektligji cenon rëndë pluralizmin e mediave në Kosovë.

Sipas njohësve të fushës komisioni ka shmangur pothuajse tërësisht  përfshirjen e rekomandimeve të Këshillit të Evropës.

Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhjen për “dështimin” e Kosovës për të inkorporuar rekomandimet në tre projektligje vendimtare, atë për Zyrtarët Publikë, Komisionin e Pavarur për Media dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Zyra e BE-së në Kosovë, në një komunikatë për media më 26.06.2024, i ka bërë thirrje Kuvendit që të rishqyrtojë edhe një herë amendamentet e propozuara për të siguruar që këto projektligje të përmbushin standardet perëndimore.

EMISIONET