Vendimi i KiE-së, Goxhaj: Një hap drejt një fitoreje të madhe nga Kosova, do bëhet anëtare e Gjykatës së Strasburgut

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Dritan Goxhaj i ftuar në emisionin “Drejt” të moderatorit Luan Rama në “Ora News”, komentoi  vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila hapi një dritë jeshile për anëtarësimin e Kosovës në këtë strukturë kyçe të vetë BE-së.

“Kjo që ndodhi në fakt nuk ka të bëjë me njohjen e Kosovës nga shtete të tjera. Kemi një marrëveshje të bërë nga palët, por unë e shikoj në dy aspekte. E para, që asociaoni i komunave nuk është çështje e të drejtave të njeriut, por politike, si për Serbinë edhe për ndërmjetësin Lajçak.

Fakti që nëndrejtori i Policisë së Kosovës është serb dhe është ndaluar sot nga Serbia është një fakt që nuk e gjen askund tjetër në botë ku të drejtat e njeriut në Kosovë janë kulmin e tyre.  

Së dyti ky është një hap drejt një fitoreje të madhe, pavarësisht se kur do të ndodhë, dhe kjo do ta dërgojë Kosovën në anëtarësimin në Gjykatën Ndrëkombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe kjo do ta bëjë të mundur që Kosova të sheshojë disa prej vendimeve të ndërmarra nga Gjykata Speciale sot.

Pasi kemi një gjykatë një etnike. Vendimet që ka dhënë cënojnë të drejtat e njeriut, procesi që po ndjek cenon të drejtat e njeriut. Dhe ndaj them që kjo është nga fitoret më të mëdha që është arritur në këtë kuptim", u shpreh Goxhaj.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë të vetëpërmbahet nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara, dhe ka thënë se pret lirimin e menjëhershëm të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

DASH u bëri thirrje autoriteteve serbe të veprojnë me transparencë dhe në përputhje të plotë me ligjin në lidhje me qytetarët kosovarë të ndaluar në Serbi ditën e djeshme.

NDIQNI MË POSHTË EMISIONIN E PLOTË

EMISIONET