Veliu: Kuvendi i Kosovës u konstituua me një nënkryetar më pak, Lista Serbe apelon në Kushtetuese

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, njohësi i çështjeve rajonale Lulzim Veliu analizoi situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës pas moszgjedhjes së nënkryetarit që i takon komunitetit serb.

"Në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Kosovës kryetari i sapo zgjedhur Dimal Basha tha edhe se edhe pse nuk u arrit të zgjidhet nën kryetari i pestë që i takon komunitetit Serb të Kosovës, ai e quajti këtë seancë të mbyllur dhe në këtë mënyrë është konsideruar nga Kryetari i Kuvendit se Kuvendi i Kosovës tashmë është i konstituuar dhe ka mbetur me një nënkryetarë më pak, çka do të thotë se kryesia e vendit nuk ka 6 anëtarë por ka vetëm 5.

Lista serbe i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese se komunitetit serb në Kosovë i është bërë një e padrejtë e madhe, duke mos e zgjedhur kryetarin që ata dëshirojnë. Një gjë e tillë është konfirmuar sot nga zv i Gjykatës Kushtetuese", u shpreh Veliu.

 

EMISIONET