Varroset në Kumanovë i riu nga Zvicra qe humbi jetën tragjikisht duke u rrëzuar nga hoteli në Tiranë

Varroset në Kumanovë i riu nga Zvicra qe humbi jetën tragjikisht

Është përcjellë për në banesën e fundit 28-vjeçari nga Maqedonia e Veriut por me banim në Zvicër, Ajdin Mustafi. Ai humbi jetën pasi ra nga kati i pestë i një hoteli në Tiranë. 28-vjeçari ka qenë i mbështetur në dritare dhe janë këputur hekurat e ballkonit, e për pasojë ka rënë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ajdin Mustafa la ps dy fëmijë një vajzë e një djalë. Ceremonia mortore u mbajt të dielën në vendlindje (Kumanovë) në Maqedoninë Veriore.

Dy ditë pas ngjarjes aksidentale policia ka proceduar penalisht shtetasin R. H,, 38 vjeç, me detyrë përgjegjës i mirëmbajtjes dhe shtetasin R. S., 49 vjeç, me detyrë administrator i hotelit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Fotot janë postuar nga gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

 

 

EMISIONET