Ura e Ibrit "vatra e diskutimeve", Canaj: Ura të trajtohet si çështje politike dhe sigurie
Diplomati, Blerim Canaj në një intervistë në Ora News u shpreh se çështja e Urës së Ibrit duhettë trajtohet si çështje politike dhe e sigurisë.
Canaj: Ura e Ibrit duhet të trajtohet nga dy çështje, si çështje politike dhe atë që po preferon edhe bashkësia ndërkombëtare ta trajtojë si çështje të sigurisë.
Si çështje politike duhet që edhe ne ta kemi të qartë që temat që janë hapur me partnerët ndërkombëtarë kërkojnë edhe të mbyllen me partnerët ndërkombëtarë.
Kj pastaj ndërlidhet me çështjen për shkak se të gjithë e dimë se SHBA dhe KFOR si lider janë përgjegjës për sigurinë në Kosovë.
Ura e Ibrit po servohet si e tillë nga qeveria Kurti për shkak se thjesht po përdoret për konsum të brendshëm.