Tragjedia në Tetovë, familjarët pas derës së morgut: Do dilte sot, fëmijët po presin babanë

Tragjedia në Tetovë, familjarët pas derës së morgut: Do

Mbrëmë në mesnatë (8 shtator) katërmbëdhjetë trupa të pajetë u dërguan për autopsi në Institutin për mjekësi ligjore në Shkup.

Familjarët shkuan t’i identifikojnë të afërmit e tyre që ndërruan jetë nga zjarri i cili përfshi qendrën Covid në Tetovë.

“Unë jam miku, ai është dhëndri. Identifikimi do të bëhet në bazë të ADN-së. Nuk do të mund ta shohim xhenazen se nuk lënë me pa.”

Një prej viktimave sot kishte planifikuar që të dilte nga spitali, thotë familjari i tij. Sipas tij tragjedia edhe më e madhe është pasi dy fëmijë njëra 11 tjetra 6 vjeçare mbetën pa baba.

“35 vjeç ka qenë. Sot duhej të dilte nga spitali. Me maska dhe të gjitha gjërat që kishte nevojë për frymëmarrje i kemi ble, t’ja sigurojmë që ta vazhdojë jetën por Zoti ka dashur ashtu”.

Për shkak se disa prej tyre mund nuk mund të identifikohen familjarëve të tyre u merret mostër për të bërë identifikimin e të vdekurit.

Ata nuk dinë asgjë për të afërmit e tyre. Njëri prej tyre thotë se nuk di asgjë për nënën e tij.

“Kam ardhur të shoh a është gjallë a nuk është gjallë. Nuk kam asnjë informacion. Shkuam te spitali në Tetovë, por nuk kemi informacione. Ta shohim se çfarë do te bëjmë.”

Ndërsa njëri kishte ardhur t'i jap kurajë shokut të tij.

“Me atë jam shok.  Kjo është tragjedi, nuk kemi familjar por kemi shoqëri”.

Ndërkohë drejtori i mjekësisë ligjore, Aleksandar Stankov, tha për TV21 se i gjithë instituti aktualisht është duke punuar në rastin e pacientëve të vdekur nga spitali Covid në Tetovë.  I gjithë identifikimi duhet të përfundojë deri nesër, më së voni të shtunën.

“Mbrëmë u sollën 14 trupa të të vdekurve nga Qendra Covid e Tetovës, u formuan ekipet menjëherë, filluam punën, 4 autopsi janë kryer deri më tani, ekipet janë duke punuar edhe në autopsinë e 10 personave të tjerë. Ne planifikojmë t’i përfundojmë ato sot, nëse do të jetë gjithçka në rregull dhe në qoftë se i marrim të gjitha gjërat që janë të nevojshme dhe në qoftë se ka nevojë të bëjmë analizat ADN do të mundet i gjithë identifikimi duhet të përfundojë deri nesër, më së voni deri të shtunën. Analizat ADN janë duke u bërë atyre personave që u kemi marrë material por do të na duhet material për krahasim prej familjarëve të tyre”, u shpreh Aleksandar Stankov – drejtor i Mjekësisë Ligjore në Shkup.

Deri më tani nuk ka asnjë pacient të lënduar që po trajtohet në Klinikat e Shkupit. Të gjithë të lënduarit për momentin janë duke u trajtuar në spitalin e Tetovës./TV21

EMISIONET