Tentoi t’i japë ryshfet zyrtarëve policor në Vërmicë, arrestohet serbi

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një serb në pikën kufitare në Vërmicë, pasi ai kishte futur para në dokumentet, duke tentuar t’i japë ryshfet zyrtarëve policor.
Rasti është cilësuar si “Dhënie e ryshfetit”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb pasi i njëjti gjersa ishte duke drejtuar automjetin për transport të udhëtarëve (autobus), në momentin kur i kishte dhënë dokumentet zyrtarëve policor kishte futur në dokumente para duke thënë se ato para ishin për zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”.

