Tentativa takimesh në Bruksel, Zejnaj: Nuk pres diçka pozitive, Serbia do përdorë retorikën e së kaluarës

Politologu, Argjend Zejnaj në një intervistë në Ora Neës u shpreh se nuk pret diçka pozitive nga takimi I kryenegociatorëve së Serbisë dhe Kosovës.

Zejnaj: Besoj që fakti që nuk është mbërrit dicka konkrete me hapa pozitiv drejt një zhbllokimi të sagës së dialogut kur ndodhi takimi në Bruksel ndërmjet palëve dhe me Lajçakun dhe Borrelin, nuk pres diçka më të madhe ose diçka pozitive nga këto takimet e kryenegociatorëve.

Nuk janë të interesuar asnjëra palë që të ketë zhvillime pozitive, reciproke as që të fitojë Kosova, as që Kosova të lejojë të fitojë dicka Serbia.

Do të vazhdojnë të përdorin retorikën e së kaluarës.

Tani priten ndryshime të mëdha në institucionet e BE-së dhe në SHBA jemi drejt asaj rruge dhe nuk pres që të ketë ndonjë presion për të ardhur deri tek një zhbllokim i dialogut.

EMISIONET