Tensionet në Veri të Kosovës, Andoni: Po të mos ishte KFOR-i pasojat do të ishin të tmerrshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2023, 16:20
Analist Ben Andoni në një lidhje për Ora News deklaroi se situata e tensionuar që është në Veri të Kosovës dhe përplasjet e vazhdueshme janë si pasojë e një sërë faktorësh.
Por thotë ai, po të mos ishte KFOR-i pasojat do të ishin të tmerrshme.
"E gjithë kakofonia e zërave, e gjithë problematika në Kosovë,e gjithë parregullsia me të cilën po i qaset Serbia, i gjithë nguti i Kosovës në disa momente dhe mungesa e largpamësisë ka sjellë këtë situatë ku po të mos ishte KFOR-i unë mendoj se pasojat do të ishin të tmerrshme," tha ai.


