Të shtëna në Fushë-Kosovë, pl*goset një person

Të shtëna në Fushë-Kosovë, pl*goset një person

Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të shtune në Fushë-Kosovë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dardania”, ndërsa ende nuk dihet identiteti i personave të përfshirë në ngjarje.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar se policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje.

“Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka deklaruar Ahmeti.

Policia po vazhdon mbledhjen e provave dhe punën hetimore për të sqaruar motivin dhe autorët e mundshëm të ngjarjes.

EMISIONET