Tahiri: Serbia nuk mund të kthejë asnjë ushtri në Kosovë, Kurti nuk thotë dot po për Asociacionin
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, politikania Edita Tahiri u shpreh se Serbia dhe Vuçiç e dinë se nuk mund të kthejnë asnjë ushtri në Kosovë.
Ajo tha se Escobar ka kërkuar nga Kurti për të filluar Asocacionin, ndërsa shtoi se ai ka qendër kundër këtij procesi me Vetëvendosjen.
Tahiri: Serbia dhe Vuçiç e dinë se nuk mund të kthejnë asnjë ushtri në Kosovë, sepse me marrëveshjen e Kumanovës kanë kapitulluar dhe nuk mund të ushtrojnë kurrfarë hapi të tillë sikurse ëndërron Vuçiç.
Escobar ka kërkuar nga Kurti për të filluar për Asociacionin, sepse kanë qenë kundër tij dhe e kanë kallur Kosovën për këtë punë. Meqë kanë ardhur në pushtet duke e kundërshtuar, tani është koha që Kurti t’i thotë se nuk do ta bëjë, por nuk po e bën ende.
“Emisioni “Ora e Betit” transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

