Sot nisja në Ohër, nesër samiti "Open Ballkan", firmosen 4 marrëveshje e dekorohen Rama, Vuçiç e Zaev
Publikohet axhenda e vizitës së punës e kryeministrit Edi Rama në Ohër në kuadër të samitit “Open Ballkan".
Mbërrtija do të jetë sot dhe parashikohet një darkë pune mes liderëve dhe delegacioneve ndërsa nesër do të jenë punimet e samitit.
Risia e kësaj mbledhje do të jetë pjesëmarrja e Malit të Zi në këtë nisëm, pasi kryeministri shqiptaro-malazez Dritan Abazoviç e ka konfirmuar mbështetjen për Open Ballkan, të iniciuar nga Vuçic-Rama.
Ora News mëson se liderët e Shqipërisë, Serbisë dhe Malit të Zi do të firmosin një marrëveshje dhe 3 memorandume bashkëpunimi mes tre vendeve.
Rama, Vuçic dhe Kovaçeski kanë rënë dakord për njohjen reciproke të diplomave dhe gradave shkencore në fushën e arsimit.
Ndërsa ministrat përkatëse të Tiranës, Beogradit dhe Shkupit do të firmosin memorandumet në fushën e turizmit, kulturës dhe administratës tatimore.
Parashikohet dhe dhënia e çmimit të lidershipit rajonal për nismën e Ballkanit të Hapur për Kryeministrin
Kovaçevski, Presidentin Vuçiç, Kryeministrin Rama dhe ish-Kryeministrin Zaev nga Kryetari i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, z.BrankoAzeski, në 100 vjetorin e dhomës së tyre.
Më pas në ora 18:00 parashikohet kthimi në Tiranë.
E mërkurë 8 qershor
10.00 – Hapja e samitit “OpenBalkan” (Vendi: salla Biljana, hotel Metropol)
10.45 – Seanca e parë plenare: Turizmi (Vendi: Salla Biljana)
11.15 – Seancë koordinuese e liderëve me komunitetin ndërkombëtar.
12.15 – Seanca e dytë plenare: Kultura (Vendi: Salla Biljana)
12.30 – Mundësi për takime bilaterale të liderëve
13.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve
13.35 – Konferencë për shtyp e tre liderëve
14.45 – Vizitë në manastirin e Shën Naumit
15.05 – Eksplorim i burimeve të liqenit të Ohrit me varkë
15.35 – Dhënia e çmimit të lidershipit rajonal për nismën e Ballkanit të Hapur për Kryeministrin
Kovaçevski, Presidentin Vuçiç, Kryeministrin Rama dhe ish-Kryeministrin Zaev nga Kryetari i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, z.BrankoAzeski, në 100 vjetorin e dhomës së tyre

