Snopçe: Protesta shpërtheu pasi studentëve shqiptarë iu mohua e drejta për provimin profesional në gjuhën amtare

Deputeti i Halil Snopçe ishte i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në hapësirën “Për shqiptarët” në Ora News, ku komentoi protestën e studentëve shqiptarë në Shkup lidhur me mohimin e së drejtës për të dhënë provimin profesional të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Sipas Snopçes, protesta u organizua pasi studentëve shqiptarë u është mohuar një e drejtë elementare nga Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut: mundësia për të dhënë provimin profesional në gjuhën amtare.

"Në vend funksionojnë tre universitete ku studimet juridike zhvillohen në shqip: Universiteti i Tetovës, Universiteti i Evropës Juglindore dhe Universiteti Nënë Tereza.

Megjithatë, kur studentët arrijnë në fazën e provimit profesional, përballen me barriera gjuhësore dhe procedurale."

Snopçe theksoi se kjo situatë konsiderohet e pajustifikueshme, pasi legjislacioni në Maqedoninë e Veriut është i përkthyer zyrtarisht në gjuhën shqipe. Sipas tij, realizimi i provimit në shqip do të duhej të ishte një akt formal dhe jo një çështje e diskutueshme.

Ai shtoi se problematika nuk është e re dhe është hasur më parë edhe në provimet për administratën publike.

Protesta e studentëve, sipas tij, përfaqëson një reagim të fortë ndaj një padrejtësie që duhej të ishte zgjidhur prej kohësh, duke kërkuar barazi të plotë dhe respektimin e të drejtave themelore për përdorimin e gjuhës shqipe në proceset profesionale.

Ndiqni intervistën e plotë:

EMISIONET