S'ka Asociacion nëse rrezikohet vendi, Mimoza Kusari-Lila: Nuk nënshkruajmë asgjë që rrezikon rendin kushtetues!

S'ka Asociacion nëse rrezikohet vendi, Mimoza Kusari-Lila: Nuk

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari Lila, ka thënë qeveria dhe kryeminisri Albin Kurti nuk do të nënshkruajnë asgjë që është në kundërshtim me rendin kushtetues, duke iu referuar asociacionit të komunave me shumicë serbe!

Draft-statuti i propozuar nga vendet e mëdha tanimë ndodhet në duart e qeverise së kosovës por sipas kusari lilës ai nuk është firmosur ende.

Qeveria e Kosovës nuk do të zbatoj diçka e cila rrezikon rendin Kushtetues dhe krijon një nivel të ri të qeverisjes, kështu ka thënë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, duke iu përgjigjur kritikave të partive opozitare për draft-statutin e Asociacionit.

Kusari-Lila ka thënë se Kryeministri Kurti është keqkuptuar kur ëshët shprehur se ka qenë i gatshme që të nënshkruaj marrëveshjen për Asociacionin.

Duke ju përgjigjur partive opozitare në Kosovë shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes tha se ato e kanë gabim për asociacionin  siç kanë gabuar sipas saj, me kritika edhe për marrëveshjet për targat dhe për energji.

Viti 2024 pritet të jetë i rëndësishëm për Kosovën sidomps në raport me vijim e dialogut me beogradin dhe zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, një projekt i cili është paraqitur nag fuqitë e mëdha por që ende nuk është publik.

Si qeveria edhe presidenca e kosovës kanë thënë në vazhdimësi se asociacioni do të jetë në përputhje me kushtetutën e vendit!

 

EMISIONET