Situata nga përmbytjet në Greqi, Nika: Nuk ka humbje jete në qarkun e Kardhicës, në Palamas gjendja është e rënduar
Françesko Nika, kryetar i shoqatës shqiptare Kardhica përmes një lidhje "Skype" për Ora News tregoi situatën në Greqi nga përmbytjet. Nika tha se nuk ka shqiptarë mes viktimave në qarkun e Kardhicës, por shqiptarët kanë humbur gjithcka materiale.
"Grupi bashkiak po ofron ndihma për të gjithë të prekurit nga përmbytja. Nuk ka humbje jete nga përmbyjtet në qarkun e Kardhicës. Shqiptarët kanë humbur gjithcka, rrjedha e ujit i ka marrë gjithcka.
Një familje shqiptare me 9 anëtare u gjend në vështirësi totale. Në Palama gjendja është e rënduar", tha ndër të tjera Nika.

