Situata në veri, Shkodra: Rama nuk është në nivelin e duhur për krizën në Kosovë, BE të asistojë në hetimet për sulmin nga Serbia
Selam Shkodra, ish zv ministër i brendshëm i Kosovës në një intervistë për Ora News foli për situatën mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas Shkodrës, të gjitha provat e konfiskuara e lidhin aktin terroirst direkt me Serbinë.
"Provat e konfiskuara, lidhin direkt aktin terrorist me Serbinë. Ishte një sulm i mirëpërgatitur për aneksimin e komunave në veri të Kosovës. BE të asisitojë Kosovën në hetime për sulmin nga ana e terrroristëve serbë në veri.
Historikisht manastiret serbe kanë luajtur një rol luftënxitës dhe kanë qenë në shërbim të Serbisë. Rama nuk është në nivelin e duhur për krizën e Kosovës", tha ndër të tjera Shkodra.

