Situata në Veri, kush po i fryn zjarrit? Bytyçi: Serbët po bëjnë pakt, ka njëanësi në qëndrime
Profesori dhe analisti Enver Bytyçi në një intervistë për Ora News analizoi situatën e krijuar në veri të Kosovës.
Bytyçi u shpreh se serbët po bëjnë një pakt në veri të Kosovës dhe kanë gjetur një inkurajim nisur dhe nga deklaratat ediplomatëve të huaj. Sipas tij, e gjithë kjo po bëhet për të destabilizuar situatën e për të tërhequr vëmëndje.
"Serbët po bëjnë pakt në veri të Kosovës. Nëse kemi parasysh reagimet e sekretarit amerikan Blinken të ambasadorit amerikan në Prishtinë dhe reagime të tjera dhe deklarime të tjera nga Brukseli. Për të gjitha ngjarjet që u zhvilluan dje në veri të Kosovës në tri komuna ne shohim se atje ka një qëndrim krejtësisht të njëanshëm që përkrah Serbinë kundër institucioneve të Kosovës, shtrijnë sovranitetin dhe integritetin e tyre në të gjithë territorin e vendit për të zbatuar në fund të fundit kërkesat kundër kushtetueshmërisë së Kosovës.
Në këtë kuadër serbët kanë gjetur një inkurajim të mëtejshëm për ta destabilizuar më tej situatën në veri të Kosovës dhe për të tërhequr një vëmëndje të pamerituar për ngjarjet që ndodhin atje. Sepse të përqëndrohet e gjithë diplomacia e perëndimit në një zonë ku jetojnë vetëm 30-35 mijë minoritarë është e paprecedentë në diplomacinë ndërkombëtare.," tha ai.

