Shqiptaro-malazezi Dritan Abazoviç mund të nënshkruajë një marrëveshje me kishën serbe
Qeveritarët shqiptarë nuk ndalen së nënshkruari marrëveshje me Serbinë. Firmosja e një të tille mes Dritan Abazoviç dhe Kishës Ortodokse Serbe mund të bëhet shkak i rrëzimit të qeverisë së shqiptaro-malazezit.

Një marrëveshje mes qeverisë së shqiptaro-malazezit me Kishën Ortodokse Serbe mund të bëhet shkak që Abazoviç t’iu bashkohet kryeministrave të tij paraardhës të cilët janë rrëzuar përmes mocioneve të mosbesimit.
Partia Socialdemokrate e cila gjendet në koalicionin qeverisës ka dhënë sinjale se qeveria e Abazoviç, e cila ka vetëm tri vota më shumë në parlamentin malazez.
E po kështu partia më e madhe në vend e udhëhequr nga presidenti Millo Gjukanoviç e ka quajtur marrëveshjen potenciale me kishën serbe si të qëllimshme në dëm të interesit të Malit të Zi.
Deputetja Draginja Vuksanoviç nga radhët e socialdemokratëve, parti kjo që ka dy ministra në kabinetin e Abazoviç e ka quajtur marrëveshjen që mund të nënshkruhet si një tradhti dhe okupim.
Nga kjo parti thanë se nëse nënshkruhet marrëveshja, qeveria e Abazoviç do të binte në parlament.
E quajtur Marrëveshja Themelore, Abazoviç dhe kryepeshkopi i i Beogradit dhe gjithë Serbisë, Porfirije pritet që ta nënshkruajnë në ditët në vijim.
Ajo që kundërshtohet me të madhe në propozim-tekstin e marrëveshjes është pjesa që e njeh Kishën Serbe në Mal të Zi si gjashtë shekuj më të hershme sesa ajo serbe, duke i humbur identitetin kishës malazeze, në një kohë kur ortodoksët në këtë shtet kërkojnë të pavarësohen nga kisha serbe.
Taktika e përdorur nga Serbia përdoret gjerësisht edhe në Kosovë.
Kryepeshkopë, mitropolitë dhe priftërinj gënjejnë besimtarët ortodoksë për manastire të vjetër siç është Patriarkana e Pejës.
Manastiri i cili daton që nga shekulli 13-të ka pasur simbole shqiptare të cilat në mënyrë monstruoze, gjoja në emër të rikonstruksionit janë fshirë dhe janë zëvendësuar me shenjtorë e patriarkë serbë.

