Shqiptarët i japin "votën" Vuçiçit, presidenti nis negociatat me partitë politike për koalicionin qeverisës
I vetmi deputet shqiptar në ParLamentin e Serbisë Shaip Kamberi deklaron mbështetjen për presidentin Alkeksandër Vuçiç nëse ky i fundit do e kërkojë bashkëpunimin me të. Teksa premton një bashkëpunim pa kushte, Kamberi vlerëson si kërkesë zbatimin e planit shtatëpikësh.

Në një intervistë për median serbe Danas, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik Shaip Kamberi dekalroi se nëse Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës merr ftesë nga kabineti i Vuçiçit, do ta konsiderojë atë ftesë, dhe mund të marrë pjesë në bisedime.
Shaip Kamberi theksoi se prioritet i partisë së tij nuk është të jetë pjesë e qeverisë, por zbatimi i plotë i Planit Shtatëpikësh.
Vuçiç do të bisedojë me listat e pakicave në ditën e parë të konsultimit.
Thirrjes për konsultime do t’i përgjigjet Unioni i Hungarezëve të Vojvodinës, i cili prej shumë vitesh ka bashkëpunim të mirë me progresistët.
Kryetari i Kuvendit të AP Vojvodinës dhe Unionit të Hungarezëve të Vojvodinës, Ištvan Pastor, para pak kohësh deklaroi se kjo parti është e gatshme të jetë pjesë e shumicës parlamentare dhe të marrë pjesë në punën e qeverisë nga pozita e sekretarit shtetëror.
Kryetari i DSH-së në Vojvodinë, Tomislav Zhigmanov, vëren se partia e tij ende nuk është kontaktuar zyrtarisht nga SNS-ja për formimin e Qeverisë së re të Serbisë, por rikujton se partia e tij ka shprehur gatishmërinë për të biseduar përmes mediave.
