"SHKUNDET" Maqedonia e Veriut, ja ku ishte epiqendra e goditjes së tërmetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2025, 11:06

Maqedonia e Veriut është goditur sot, më 16 qershor, nga një tërmet me magnitudë 4.0 i shkallës Rihter.
Njoftimi u bë Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Sipas EMSC-së, epiqendra e tërmetit ndodhej në zonën epiqendrore të Ohrit. Tërmeti ishte me një thellësi prej 10 kilometrash.
Përveç Ohrit, tërmeti u ndje edhe nga banorët e vendbanimeve përreth, si dhe në zonat kufitare në Shqipërinë fqinje.
Deri më tani, nuk ka informacione për dëme të mundshme apo për persona të lënduar./KlanKosova

