Shifrat e dëmit nga terrorizmi serb/ 7 ditë pas sulmit në veri, AKB: Kosova humbi 20 milionë euro qarkullim

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka thënë se Aleanca e ka përcjellë nga afër situatën e krijuar nga sulmi, i cili i ka shkaktuar Kosovës 20 milionë euro humbje të qarkullimit të brendshëm.

Shifrat e dëmit nga terrorizmi serb/ 7 ditë pas sulmit në veri,

Aleanca Kosovare e Bizneseve, ka realizuar e publikuar një studim një javor “7 ditë pas sulmit në veri dhe ndikimi në ekonominë e Kosovës”.

Kryetar i AKB-së Agim Shahini, ka treguar se gjatë gjithë javës së kaluar ka përcjell nga afër situatën e krijuar nga sulmi diversant ku kishte qëllim ndërrimin e rendit kushtetues në Kosovë dhe atë administrativ në Veri.

Sipas tij ky sulm terrorist i përmasës së gjerë ku kishte synim ti marr nën kontrolli pika vitale në veri të Kosovës dhe ndarje në lumin Ibër, më pas nga ai pozicion të themelohet Republika Veriore Serbe në Kosovë.

Ai shtoi se ky sulm përfundoj me viktima minimale si nga ana e Policisë së Kosovës ashtu edhe nga ana e terroristëve të ardhur nga Serbia e me gjerë, falë profesionalizmit të Policisë së Kosovës.

Kryetari i AKB-s, theksoi se java e kaluar la mbrapa vetes shumë të panjohura, sulme paraushtarake, parapolicore dhe parapolitike që trazuan Kosovën, Ballkani, EU dhe USA, dhe KFOR-in, por mbi të gjitha qytetarët e Kosovës pa dallim: konsumatorët, te bizneset dhe investitorët.

“7 ditë pas sulmit terrorist, la pasojat në ekonomin e Kosovës. Friksojë qytetarët dhe investitorët e huaj. Konsumi i përgjithshëm ra deri në 4%. Bizneset ulën aktivitetin deri në 10%.

Vizita turistike e familjare ranë deri në 50%. Shitja në sektorin e patundëshmërisë: banesave e lokaleve ra në 50%. Pagesa e ratave të banesave të blera ra mbi 40%. Interesimi për investime të huaja në Kosovë ra në 0% gjatë Javës 24-30 shtator", tha Agim Shahini.

Kryetari i AKB-së theksoi se Kosova ka pasur humbje të qarkullimit rreth 20 milionë euro.

Sipas tij konsiderohet se Kosova ishte humbësi më i madh ekonomik gjatë javës së kaluar dhe përfituesi më i madh politik e diplomatik pas luftë e këndej në Kosovë

Më tej Shahini shtoi se vrasjes e policit-rreshterit Afrim Bunjaku në krye të detyrës duke tentuar me trup të vet të ndal diversantët dhe terroristët për të mos bërë ndonjë masakër apo sulm terrorist mbi institucionet dhe popullin e Kosovës në Veriun e vendit ishte heroizëm.

Kryetari i AKB-së, tha se deri këtë kohë Serbia luajti rolin e viktimës, por duke përgatitur alternativ tjetër aksionin terrorist si opsion real për të arritur qëllimet e veta destabilizuese dhe sunduese në Veriun e Kosovës.

Në këtë diskutim mori pjesë edhe njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, i cili tha se vlerësimet ekomomike të tilla janë të nevojshme.

Kadriaj shtoi së është pikërisht qëllimi i Serbisë që ta dëmtojë Kosovën ekonomikisht.

“Është shumë e nevojshme që të vlerësohet ekonomikisht situata. Interesat politike kanë pluset dhe minuset e tyre, por në një kohë afatgjatë po dëmtohet interesi ekonomi. Që nga pas lufta, ekonomia ka mbetur nën hije. Edhe Serbia e ka këtë qëllim, që ta dëmtojë Kosovën ekonomikisht”.

Edhe një javë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, Policia e Kosovës po vazhdon të kryej ende hetime në zonën malore të Banjskës në Zveçan.

Si pasojë e sulmit terrorist të 24 shtatorit mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Gjatë përleshjeve me policinë janë vrarë edhe tre sulmues.

Policia e Kosovës ka gjetur sasi të konsiderueshme të armatimit në këtë zonë edhe më 30 shtator, përfshirë këtu: raketahedhës (zolla), armë të gjata dhe pajisje të tjera ushtarake, si jelekë anti-plumb etj.

Përgjegjësinë për sulmet në Banjskë e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe./ MONITOR

EMISIONET