Shano: Lidershipi në Kosovë nuk mund të zhvillojë një politikë të jashtme të pavarur

Në "Ora e Betit" nga Beti Njuma në RTV Ora, Dritan Shano, ekonomist u shpreh se Kosova ekziston për shkak të KFOR-it dhe lidershipi në Kosove duhet ta kuptojë këtë  gjë.

Ai tha se Kurti e ka kruar me targat, pozicioni i Serbisë dihet dhe se asnjë lidership në Kosovë mund të zhvillojë një politikë të jashtë të pavarur.

Shano: Kosova ekziston për shkak të KFOR-it. Çdo lidership që e harron këtë fakt nuk i shërben Kosovës dhe Shqipërisë. Mua më ka bezdisur një sjellje jo patriote nga qeveria e Shqipërisë sepse ajo ka më shumë mundësi në aspektin ndërkombëtar.

Nuk di të them se çfarë bilanci kemi me pozicionimin e ri të Kosovës në arenën ndërkombëtare, gjë e cila duhet të ishte bërë nga ministria e jashtme dhe kryeministri ynë. Kurti e ka kruar me targat, pozicioni i Serbisë dihet. Nuk mendoj se asnjë lidership në Kosovë mund të zhvillojë një politikë të jashtme të pavarur.

Emisioni "Ora e Betit" nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë ora 20:45 në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET