Shala: Si pasojë e mungesës së një Kuvendi edhe një qeverie, Kosova po humb fondacionin e BE për Ballkanin Perëndimor
Opinionisti politik, Azdren Shala në një intervistë në Ora News u shpreh se si pasojë e mungesës së një Kuvendi dhe një qeverie, Kosova po humb fondacionin që BE ka ndarë për Ballkanin Perëndimor.
Shala: Nëse vazhdohet me këtë ngërç politik, vetëm për muajin janar dhe shkurt të vitit që pason Kosova ka mundësi financiare me i pagu shërbimit civil.
Nëse deri atë kohë nuk kemi qeveri edhe Kuvend legjitim, atëherë komplet administrata mbesin pa paga.
Pra kjo është pasoja e parë.
Mos të flasim për pasoja të tjera ekonomike.
Si pasojë e mungesës së një Kuvendi edhe një qeverie që buron nga ai Kuvend, Kosova po i humb një fondacion që është e ndarë tashmë nga BE për Ballkanin Perëndimor.
Diku nga 700 milion deri në 1 miliardë euro.
Këto janë pasojat ekonomike.

