Shala: Serbia, një shtet revizionist që kërkon ta kthejë Ballkanin në shekullin e 19-të

Analisti Krenar Shala në një intervistë në Ora News foli për takimet e Kurtit dhe Vuçiç në Bruksel me liderët evropianë. Shala u shpreh se vija e kuqe e Serbisë është që të bëjë agresion ndaj Serbisë dhe se Serbia është një shtet revizionist që kërkon ta kthejë Ballkanin në shekullin e 19-të.

"Unë ka qenë prej fillimit skeptik. Vetëm në vitin 99 Serbia është detyruar të bëhet akter racional. Do ishte i tillë nëse Serbia do e pranonte dhe Kosova të mos e pranonte por ndodhi e kundërta dhe atëherë kjo metodë nuk vlen.

Kemi të bëjmë me një qasje jo balancuese të bashkësisë ndërkombëtare kundrejt dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për shkakun e situatës gjeo politike dhe për pozicionin destabilizues që gëzon Serbia në drejtim të shteteve të rajonit, më konkretisht ndaj Bosnjes, Malit të Zi dhe Kosovës. Vija e kuqe e Serbisë është që të bëjë agresion ndaj Kosovës. Deri në atë pikë fatkeqësisht do të vazhdojë që të kemi një qasje jo balancuese të faktorit ndërkombëtar karshi këtij procesi", tha ndër të tjera Shala.

EMISIONET