Shala: Kurti po teston nëse qytetarët janë gati të braktisin demokracinë

Shala: Kurti po teston nëse qytetarët janë gati të braktisin

Gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë në "Ora News", opinionisti politik Azdren Shala analizoi situatën politike në Kosovë, duke kritikuar qasjen e kryeministrit Kurti dhe mungesën e vullnetit për zgjidhje politike.

"Remarku, shkrimtari i madh do të thonte asgjë e re nga fronti i dështakëve, kështu që në gjykimin tim kjo ka me qenë një nga ato seancat, të cilët deputetët vijnë qëndrojnë 10 minuta dhe kthehen prap. 

Nuk ka zgjidhje politike, nuk ka disponim dhe vullnet për të pasur zgjidhje politke.

Unë personalisht kam thënë për shkak të rezultatit që Kurti nuk i ka leverdisur, pra nuk ka marr shumicën e thjeshtë, këto zvarrime i bën Kurti për disa arsye.

PO teston nëse janë të gatshëm qytetarët e Kosovës me braktis demokracinë si model e me u zhvendos në një regjim autoritar", u shpreh Shala.

 

EMISIONET