Shahmeti: Ballkani i Hapur një nismë që na hap me lindjen dhe Rusisë, nuk na duhet

Në “Ora e Betit: në RTV Ora nga Beti Njuma, Sokol Shameti, Gazetar u shpreh se Ballkani i Hapur është një nisëm pavarësisht BE-së, ndërsa procesi i Berlinit është një proces me BE-në brenda.
Ai tha se Ballkani i Hapur e hap rajonin nga lindja, ndërsa procesi i Berlinit bën të kundërtën, duke thënë se nuk duhet një hapje me Euro-Azinë.
Shahmeti: Ballkani i Hapur është një nisëm pavarësisht BE-së, ndërsa procesi i Berlinit është një proces me BE-në brenda. Kjo nismë e ndaj në dy kampe Ballkanin. Procesi i Berlinit i përfshin të gjitha vendet pa i diskriminuar, në këtë rast Kosovën.
Ndërkohë që Ballkani i Hapur e hap rajonin nga lindja, ndërsa procesi i Berlinit bën të kundërtën. Ne nuk na duhet një hapje me Euro-Azinë, përmes futjes së Serbisë në këto organizata që kryesohen nga Rusia.


