Serbia nuk do të sanksionojë Rusinë, Vulin: Krenarë që nuk jemi pjesë e “histerisë anti-ruse”

“Serbia është krenare që nuk është pjesë e “histerisë antiruse””. Kështu është shprehur Aleksandër Vulin, zëvendëskryeministri serb gjatë një takimi me ministrin e Punëve të Jashtme të Moskës, Sergei Lavrov të zhvilluar me të në Rusi. Vulin, prorus i deklaruar dhe i sanksionuar nga SHBA, siguroi aleatin e tij, se Beogradi nuk do të bëhet pjesë e sanksioneve kundër Kremlinit.

Serbia nuk do të sanksionojë Rusinë, Vulin: Krenarë që

Serbia vijon të mbetet aleati kryesor i Rusisë në Europë, këtë e dëshon me së miri zëvendëskryeministri serb, Aleksandar Vulin, i cili po zhvillon një vizitë në Moskë, e nga ku ka ritheksuar edhe një herë mbështetjen e vendit të tij për regjimin e Putinit.

Gjatë takimit të zhvilluar me ministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov, numri dy i qeverisë serbe edhe pse I sanksionuar nga SHBA, ka shprehur ndjenja krenarie që vendi i tij nuk është pjesë e histerisë anti-ruse, duke e siguruar zyrtarin e lartë të Rusisë se Beogradi nuk do të bëhet pjesë e sanksioneve kundër Kremlinit.

Në një njoftim të qeverisë serbe thuhet se Vulin dhe Lavrov kanë diskutuar mes tjerash edhe për modele dhe mekanizma për shtrirje të bashkëpunimit mes Serbisë dhe organizatës BRICS – grup i krijuar prej Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut.

Serbia kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por ruan lidhje të ngushta me Rusinë dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë në radhë të parë për shkak të mbështetjes së Kremlinit për pretendimet e Beogradit ndaj Kosovës. Vizita e zëvendëskryeministrit serb në Rusi është e dyta qëkur ai u emërua në këtë post në pranverën e këtij viti.

Vulin është shpallur non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përfshirje në veprimtari korruptive dhe destabilizuese që dëmtojnë sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor, për ndihmë ndaj Moskës në veprimtaritë keqdashëse dhe për lidhje me një tregtar armësh dhe një rrjet të trafikut të drogës. Pavarësisht kësaj disa muaj më pas në Nëntor të vitit 2023, ai u emërua zëvendëskryeministër i Serbisë.

EMISIONET