Samiti i Berlinit, Isufi: Temë kryesore ishte situata në veri të Kosovës, Vuçiç po i kthen shpinën BE-së
Gazetari, Venhar Isufi në një intervistë për Ora News foli për Samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt në Tiranë dhe për mesazhet që ky samit dha për Kosovën. Isufi u shpreh se sulmi në Banjskë u kërkua të dënohet dhe se presidenti i Serbisë, Vuçiç po i kthen shpinën BE-së.
"Samiti i Berlinit në Tiranë nuk është diskutuar shumë në Kosovë. Një çek e mori vetëm Shqipëria dhe vendet e tjera nuk kanë përfituar. Në këtë samit është diskutuar shumë, edhe pse Rama tha se nuk është një vend ku mund të flitet shumë për situatën ne Kosovë, por ne kemi parë pastaj deklarimet e krerëve të BE qe kanë pasur fokusin kryesor në fashtin Banjskë dhe rreth situatës në veri.
Scholz foli gjatë për situatën në veri të Kosovës. Sulmi në Banjskë u kërkua të dënohet. Presidenti i Serbisë, Vuçiç po i kthen shpinën BE-së. Temë kryesore ka qenë situata në Veri të Kosovës dhe është kërkuar dënimi i këtij sulmi", tha ndër të tjera Isufi.

