Rusia “i fryn zjarrit” të Vuçiçit: Ushtria serbe të kthehet në Kosovë. Shqiptarizimi alarmant

Rusia “i fryn zjarrit” të Vuçiçit: Ushtria serbe

Rusia nuk nguron të përfshihet në çështjet e Ballkanit , ndërsa mbështet synimin e Presidentit Aleksandër Vuçiç për rikthimin e forcave serbe në Kosovë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova, e justifikon qëndrimin me rezolutën 1244., ndërsa kërkesën e Vuçiç e argumenton me sulm për forcat e NATOS në Kosovë

“Personeli i NATO-s ka treguar joprofesionalizëm sepse në situatë krize nuk kanë ofruar dhe nuk kanë dashur të mbrojnë dhe sigurojnë barazinë e qytetarëve”.

Zëri zyrtar i diplomacisë ruse shkon më larg, kur kërkon edhe tërheqjen e atyre që I cilëson vendime të paligjshme e njëanshme të qeverisë së Albin Kurtit për Veriun e Kosovës!

Propozimi përfshin mbylljen e institucioneve paralele serbe, bankave dhe postës serbe dhe në anën tjetër formimin e asociacionit

“Çelësi i normalizimit të marrëdhënieve është që të ashtuquajturat autoritete të Kosovës të përmbushin detyrimet për të cilat janë pajtuar në marrëveshje të ndryshme, veçanërisht krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që do të kishte mundësi të gjera dhe një lidhje të drejtpërdrejtë me Beogradin në mbrojtjen e interesave të serbëve në Kosovë”.

Zyrtarja ruse akuzoi Perëndimin se përgjatë 25 viteve kanë sponsorizuar të ashtuquajturin “projekt kosovar”, siç e quan, për të legalizuar shkëputjen e tokës nga territori serb.

“Shqiptarizimi po bëhet me një shpejtësi alarmante. Ata po i dëbojnë serbët nga toka e tyre dhe po përpiqen të fshijnë çdo gjurmë të trashëgimisë së tyre historike në ato zona”,

Në këto kushte sipas saj, Brukseli dhe Uashingtoni nuk mund të veprojnë si “ndërmjetësues të ndershëm” në kontekstin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Reagimi i Rusisë vjen vetëm pak ditë pasi presidenti serb prezantoi një plan me 7 pika dhe lajmëroi një fushatë diplomatike globale për situatën në veri të Kosovës!

“Personeli i NATO-s ka treguar joprofesionalizëm sepse në situatë krize nuk kanë ofruar dhe nuk kanë dashur të mbrojnë dhe sigurojnë barazinë e qytetarëve”.

“Çelësi i normalizimit të marrëdhënieve është që të ashtuquajturat autoritete të Kosovës të përmbushin detyrimet për të cilat janë pajtuar në marrëveshje të ndryshme, veçanërisht krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që do të kishte mundësi të gjera dhe një lidhje të drejtpërdrejtë me Beogradin në mbrojtjen e interesave të serbëve në Kosovë”.

“Shqiptarizimi po bëhet me një shpejtësi alarmante. Ata po i dëbojnë serbët nga toka e tyre dhe po përpiqen të fshijnë çdo gjurmë të trashëgimisë së tyre historike në ato zona.”

EMISIONET