Rekord infektimesh nga Covid-19 në Kosovë, regjistrohen 2 mijë e 943 raste të reja

Rekord infektimesh nga Covid-19 në Kosovë, regjistrohen 2 mijë e

Rekord infektimesh nga Covid-19, janë regjistruar sërish ditën e sotme në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, bën me dije se në 24 orët e fundit në Ksoovë, janë infektuar me Covid-19, 2 mijë e 943 persona, ndërkohë asnjë person nuk ka humbur jetën.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 317 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive është 12 mijë e 396.

“Nga 11.563 testime, 2.943 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 317 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.890. Në total numri i rasteve aktive është 12.396”, ka njoftuar Ministria.

Qeveria e Kosovës pritet të miratojë sot masat shtrënguese anti-Covid, të cilat përfshijnë kufizim të orarit të lëvizjes, kufizim të orarit të punës së restoranteve dhe ashpërsim i rregullave të hyrjes në Kosovë.

 

EMISIONET