Regjistrimi i popullsisë, Gegaj: Nëse serbët do dalin më shumë se malazezët, mund të përmbyset struktura kombëtare e Malit të Zi

Politikani shqiptar në Malin e Zi, Nikoll Gegaj në një intervistë në Ora News foli për regjistrimin e popullsisë në Malin e Zi. Gegaj u shpreh se nëse serbët do dalin numerikisht më shumë se malazezët, atëherë mund të përmbyset struktura kombëtare e Malit të Zi.

‘’Regjistrimi i popullsisë filloi para dy ditësh. Regjistrimi i popullsisë është planifikuar që të zgjasë 15 ditë deri me 18 dhjetor por ka mundësi që të zgjasë edhe më shumë.

Regjistrimi i popullsisë për shtetasit e Malit të Zi, të huajt dhe banesat. Regjistrimi ishte planifikuar me 15 nëntor mirëpo por me vendimin e qeverisë u shty me 20 ditë.

Kryeministri Spajiç ishte më fleksibël se kryeministrat e tjerë pasi e ftoi opozitën në dialog dhe plotësoi kushtet e opozitës për regjistrimin e popullsisë. Regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi është politizuar.

Nëse serbët do dalin më shumë se malazezët, atëherë mund të përmbyset edhe struktura kombëtare e Malit të Zi. Këtu ka ndikim të madh Serbia dhe Rusia’’, tha ndër të tjera Gegaj.

EMISIONET