Protesta pro UÇK-së në Strasburg/ Gucati për rezolutën kundër ish- ushtarëve të Kosovës: Do t'ju dërgojmë vërejtjet tona 280 deputetëve europian
Në hapësirën e intervistës në OraNews ka qenë në një lidhje direkte kreu i organizatës së veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati i cili ka folur lidhur me protestën pro UÇK në Strasburg.
Protesta pritet të ndodh ditën e diel më 13:00 teksa Gucati u ka bërë thirrje shqiptarëve të protestojnë kundër rezolutës kundër ish-ushtarëve të Kosovës.
Ai është shprehur se motivi për këtë protestë qendron të ajo çfarë ka ndodhur në vitin 2011.
Kreu i veteranëve ka shpjeguar se në këtë vit, një eurodeputet ka bindur deputetët europian të votojnë një rezolutë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i akuzuar ata për krime lufte.
“Ne do t’u dërgojmë parlamentit të Europës, 280 deputetëve një fletushkë, ku në atë fletushkë shkruhet gjitha vërrejtjet dhe ankesat që do ta bëjmë në parlamentin e Europës.”- ka thënë Gucati teksa ka shpjeguar hapat që do të ndërmerren në këtë protestë.

