Protesta për UÇK/ Statovci: Nuk është politike, është organizuar për të kërkuar drejtësi

Protesta për UÇK/ Statovci: Nuk është politike,

Analisti, Bedri Statovci në një intervistë në Ora News u shpreh se protesta për UÇK nuk është politike dhe se është e organizuar për të kërkuar drejtësi dhe për të luftuar padrejtësitë që po iu bëhen krerëve të UÇK në Hagë.

Statovci: Së pari një njeri që e thërret veten shqiptar kësaj proteste nuk guxon ti japë karakter politik, por karakter njerëzor se kjo është e organizuar për të kërkuar drejtësi ose për ti luftuar padrejtësitë që po iu bëhen krerëve të UÇK tani e 5 vite në Hagë.

Karakteri politik nëse tentohet ti vishet kësaj proteste, atëherë ata njerëz janë dashakeqës.

Nuk e duan unitetin e faktorit shqiptar, prandaj ka edhe zëra që po i dëgjojmë që tentojnë ti japin një karakter politik.

Por bindja ime profesionale dhe arsimore thotë që kjo protestë ka vetëm një karakter njerëzor e cila do ti tregojë komuniteti ndërkombëtar se kjo gjykatë është duke gjykuar viktimën, ndërsa është duke përkëdhelur agresorin.

Në asnjë mënyrë as nuk dua të mendoj se kjo protestë është politike se në këtë gjykatë po gjykohet populli i Kosovës.

 

EMISIONET