Propozimi "modern" i BE-së, Spahiu: Nëse refuzohet nga njëra prej palëve, Kosova e Serbia do jenë më pranë luftës sesa paqes
Profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu në një intervistë në Ora News foli për takimin e Kurtit në Bruksel ku gjithashtu është edhe presidenti i Serbisë, Vuçiç por në takime të ndara. Spahiu u shpres se nëse propozimi i ri i BE-së, do refuzohet nga njëra prej palëve, atëherë Kosova dhe Serbia do jenë më pranë luftës sesa paqes.
"Pesëshja evropiane ka dhënë një propozim për draft statutin e Asociacionit. Kjo tregon që tani jemi më afër paqes ose luftës, njërës nga të dyja.
Nuk është se Kurti dhe Vucic do të afrrohen rreth pozitave të tyre për kompetencat e asociacionit të komunave me shumicë serbe por duhet të jenë ndërmjetësit ato që duhet të propozojnë një dokument të tillë dhe pastaj palët të deklarohen. Në rastin më të mirë, nëse palët janë dakord rreth këtij dokumenti atëherë mbetet vetëm nëj cështje e pazgjidhur.
Mbetet e pazgjidhur cila do jetë rënditja e gjërave. Në rast se do të refuzohen nga njëra palë, atëherë Kosova dhe Serbia do jenë më pranë luftës sesa paqes", tha ndër të tjera Spahiu.

