Prishtinë, kryeministri Kurti drekë punë me kryediplomatin grek Dendias

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shtruar sot në Prishtinë një drekë për nder të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias.

Pati një "shkëmbim aktual të pikëpamjeve për çështjet e bashkëpunimit, veçanërisht në ekonomi dhe energji, situatën aktuale në dialogun Beograd-Prishtinë dhe kursin evropian të Ballkanit Perëndimor", thuhet në një postim në twitter të Ministria së Punëve të Jashtme greke.

Më herët Dendias deklaroi se Greqia është e gatshme të ndihmojë Kosovën lidhur me pavarësimin nga qymyri sa i takon energjisë elektrike.

Komentet i bëri pas takimit me shefen e diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvalla, duke shtuar se janë të gatshëm për të bashkëpunuar në aspektin energjetik.

“Para disa muajve ishte vizita ime këtu, tani po vij shpesh këtu. Vizita ime këtu nënvizon rendësinë që Greqia ka për rajonin. Sot biseduam në nivelin bilateral dhe sesi i mund të bashkëpunojmë në fusha të ndryshme. Nëse mund të them BE-ja është destinacioni përfundimtar për të gjithë. Biseduam për bashkëpunimin në aspektin energjetik, Greqia është e gatshme ta ndihmoj Ballkanin Perëndimor dhe ju të jeni të pavarur dhe të largoheni nga thëngjilli”, tha ai.

EMISIONET