Von der Lein nga Shkupi: Nëse pranoni sot propozimin francez, do të mbahet konferenca ndërqeveritare javën e ardhshme

Von der Lein nga Shkupi: Nëse pranoni sot propozimin francez, do të

Presidentja e KE-së, sot në seancën plenare te parlamentit maqedonas, ka deklaruar se nëse Maqedonia e Veriut do të pranojë propozimin francez, javën e ardhshme do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Sëbashku ne mund të kthejmë një ëndërr të BE-së në Maqedoninë e Veriut. Do ta shfrytëzojmë këtë mundësi për hapjen e negociatave dhe mund ta bëjmë këtë shumë shpejt, që javën e ardhshme pas miratimin e propozimit francez. Ne do të jemi krah jush, nesër e në vijim. Ne jemi të bindur që kjo është diçka historike por vendimi ju takon ta merrni ju për propozimin francez," tha ajo.

Në fjalën e saj ajo shprehu dakordësimin e BE për të mos pranuar si kërkesë për heqjen e vetos bullgare, kriterin e gjuhës maqedonase.

Ajo shprehu solidaritetin për shqetësimet e shprehura për gjuhën dhe identitetin maqedonas.

"Ju falenderoj për këtë sjellje demokratik të dashur qytetare të  Maqedonisë së Veriut, kam dëgjuar për problematikat e gjuhës maqedonase. Gjuha maqedonase është gjuha juaj!

Jam shumë e lumtur që e përsëris, që nuk do të ketë asnjë dyshim se gjuha maqedonase është gjuha juaj dhe do të respektohet.

Propozimi mbështet gjithashtu nacionalitetin tuaj. Mund të mbështeteni te unë, si presidentja e KE t'iu siguroj se propozimi ishte një proces strikt i BE dhe Komisionit evropian. E ardhmja juaj është me BE-në, gjithë unioni i BE-së është i paplotë pa ju," tha ajo.

EMISIONET