Pranga mashtruesit, shiti 5 makina me vlerë 97 mijë euro pa i paguar në autosallonet ku i kishte blerë

Pranga mashtruesit, shiti 5 makina me vlerë 97 mijë euro pa i paguar

Ndalohet dhe dërgohet në mbajtje një person i dyshuar nën dyshimin e kryerjes se veprës penale të Mashtrimit

Policia e Kosovës ka vënë në pranga një 26-vjeçar me akuzën e mashtrimit.

Hetuesit Rajonal të Prishtinës kanë arrestuar një person të dyshuar për së paku dy raste të  mashtrimit të ndodhura gjatë muajit nëntor.

Në pranga ka rënë shtetasi E.T, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtjes për 48 orë.

Mbështetur në rezultatet e hetimit, policia ka  ngritur dyshimin e bazuar se i  dyshuari me qëllim të përfitimit pasuror në mënyrë të kundërligjshme, ka mashtruar dy punonjës të dy autosalloneve, me të cilët kishte marrëveshje për shitblerjen e 5 automjeteve (vlera e përgjithshme 97.000 euro) , të cilat i dyshuari i kishte tjetersuar/shitur dhe nuk i kishte paguar.

Lidhur me zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të tjerë të dyshuar të mundshëm, policia ka nisë një hetim.

EMISIONET