“Pozita e Kosovës kundrejt Serbisë e çuditshme”, Gashi: Reciprociteti në targa e letërnjoftime shmangin diskutimet për realitetin

Redaktori Kreshnik Gashi gjatë një interviste për RTV ORA me gazetaren Besmira Palushaj tha se vendosja e reciprocitetit për targat dhe letërnjoftimet nuk është se çon shumë peshë në rendin e ligjin në veri të Kosovës.

Sipas tij problematika kryesore është luftimi i luftimi i krimit të organizuar dhe rrijeteve kriminale në atë zonë pasi reciprociteti në targa e në letërnjoftime ngrejnë një debat politik por shmangin diskutimet për realitetin dhe problemet që janë në atë zonë.

Kreshnik Gashi: Vendimi për reciprocitet në çështjen e targave apo letërnjoftimeve nuk është se qon shumë peshë në rendin e ligjin në veri të Kosovës. Ajo që do të çonte peshë është luftimi i krimit të organizuar dhe rrijeteve kriminale në atë zonë. Kjo është problematika kryesore. Nëse qeveria Kurti nuk arrin të çlirojë veriune Kosovës prej grupeve kriminale do të jetë e pamundur në këtë drejtim. Reciprociteti në targa e në letërnjoftime ngrejnë një debat politik por shmangin diskutimet për realitetin dhe problemet që janë në atë zonë.

Sakaq Gashi foli dhe për pozitën e Kosovës kundrejt Serbisë të cilën e cilësoi si të çuditshme pasi qeveria e Kosovës nuk ka negociuar direkt me qeverinë e Serbisë për heqje ose jo të barrikadave

Kreshnik Gashi: Pozita e Kosovës kundrejt Serbisë është paksa e çuditshme pasi qeveria e Kosovës nuk ka negociuar direkt me qeverinë e Serbisë për heqje ose jo të barrikadave. Në anën tjetër është negociuar me ambasadat për të garantuar një paqe njëmujore dhe qytetrët serb i kanë larguar barrikadat por në këtë rast nuk e dimë që kush është pala që do të diskutojë. Përfaqësues serb e lokal nuk janë thirr në takime që të diskutojnë çështjen. Opsion i vetëm ka qenë përdorimi i dhunës ose tërheqja e qeverisë së Kosovës siç e ka bërë me këshillën e marrë prej qeverisë Amerikane.

EMISIONET