Policia e Kosovës thotë se në Rudarë u ndalua autoambulanca me ilaçe të kontrabanduara, Serbia e akuzon "se rrëmbeu" shoferin

'Policia e Kosovës thotë se në Rudarë u ndalua autoambulanca

Policia e Kosovës deklaroi se më 2 gusht arrestoi shoferin e një autoambulance në Rudarë të Zveçanit, pasi e akuzon për kontrabandë ilaçesh, Por,  Beogradi pretendon se autoritetet në Kosovë e “kanë rrëmbyer shoferin”.

Policisë së Kosovës informoi se  të dyshuarit me iniciale D.S, lindur në Mitrovicë e me banim në Zveçan gjatë kontrollit të autoambulancës që po drejtonte i kanë gjetur “pako me produkte medicionale me banderola të Serbisë”.

"Njësitet policore gjatë kontrollimit të automjetit, të ngarkuar në të, kanë hasur pako me produkte medicionale me banderola të Serbisë.
Drejtuesi i automjetit, nuk posedonte dokumente për prejardhjen e produkteve medicioanle, andaj ekziston dyshim i bazuar se ato kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale, pra janë kontrabanduar duke i ikur obligimeve doganore" thuhet në njoftimin e Policisë.

Por, drejtori i drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, tha më herët gjatë ditës se shoferi i autoambulancës, që e identifikoi si Dejan Spahiç, i cili po transportonte infuzione dhe ilaçe nga Leposaviqi në Mitrovicë të Veriut, “u rrëmbye nga njësitë speciale” të Policisë së Kosovës.

Gjatë një konference për media, Petkoviq tha se “rreth orës 14:00, një makinë e njësive speciale ia ka bllokuar rrugën një autoambulance. Katër policë të armatosur e kanë rrëmbyer shoferin Dejan Spahiq, dhe një pjesëtar i njësive speciale ka hipur në autoambulancë dhe ka udhëtuar me të drejt jugut, në një vend të panjohur”.

Petkoviç tha se ky veprim u bë “me urdhër personal” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe paralajmëroi se do të ngrihet një kallëzim penal kundër Kurtit, i cili, sipas tij, “ka vazhduar të terrorizojë popullatën serbe në veri të Kosovës”.

Ai po ashtu tha se Kurti “po sulmon të sëmurët dhe pacientët” sepse, sipas tij, pacientët në Mitrovicën e Veriut po presin për infuzione dhe ilaçe. Pektoviç theksoi se “populli serb në Kosovë është i zemëruar dhe i mërzitur”.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe tha se për këtë ngjarje e ka njoftuar përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, duke shtuar se Kurti “po shkel marrëveshje dhe paqen” dhe “ai i premtoi misionit të KFOR-it se nuk do të ndërmarrë ndonjë veprim”, raporton REL.

EMISIONET