Policia e Kosovës gjen armë në Zveçan, dyshohet se janë të një personi që kërkohet për Banjskën

Policia e Kosovës gjen armë në Zveçan, dyshohet se

Uniforma ushtarake, antiplumbë, karikatorë të armeve AK-47 me municion si dhe mjete të tjera ushtarake janë gjetur sot në Zveçan. Lajmi është bërë i ditur nga policia e Kosovës.

“Njësia e hetimeve e Stacionit Policor Zveçan ka gjetur një rimorkio, ku pas kontrollit u konstatuan ne dy thasë me uniforma, antiplumbë, 5 karikatorë të armeve AK-47 me municion dhe pajisje tjera ushtarake. Mjetet e dyshimta të cilat janë konfiskuar janë: 1 Uniformë ushtarake kamufluese, 5 karikator me 132 fishek të armës AK-47, 5 mbajtëse të karikatorëve në gjoks, 4 pale pantallona ushtarake, 4 xhaketa ushtarake, 1 antiplumb,   2 rripa brezi ushtarak, 1 jelek taktik, 1 çantë taktike, 1 helmetë e gjelbër, 1 kapelë, dhe 1 dritë portative”, njofton policia.

Policia ka njoftuar se dyshohet se armët janë të një personi të dyshimtë i cili është në kërkim për rastin Banjska. Autoritete njoftojnë se e vendin e ngjarjes kane dal të gjitha njësitë relevante policore. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit i cili ka urdhëruar hetimin e rastit.

EMISIONET