Po u “fshi” shqipja? Xhezairi: Nëse ndodh heqja si gjuhë zyrtare, atëherë do prishet dhe qeveria e Shkupit. Shteti humbet, situata do bëhet më e vështirë

Po u “fshi” shqipja? Xhezairi: Nëse ndodh heqja si gjuhë

Politika në Shkup dhe lëvizja e shpallur e BDI-së për nisjen e protestave anti-Mickoski, si dhe marrëdhënia mes Maqedonisë së Verit dhe Shqipërisë që nga krijimi i qeverisë së re në Shkup ishin në fokusin e analizës që Seladin Xhezairi bëri në një intervistë për studion e lajmeve në “Ora News”.

“Shqiptarët nga të dyja kampet e politikës kërkojnë vetëm një gjë, trajtim të barabartë me pjesën tjetër të popullsisë. Përfituesi më i madh i këtyre zhvillimeve në Shkup natyrisht është VMRO-DPMNE, por një gjë është e sigurtë se ai që humbet është vetë shteti, sa i përket marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë.

Nëse Gjykata Kushtetuese miraton ligjin për gjuhët zyrtare ku shqipja parashikohet të hiqet si gjuhë zyrtare, atëherë edhe partnerët e partive shqiptare në koalicionin qeverisës kanë deklaruar se do të dalin nga qeveria.

Nëse i referohemi edhe deklaratave të kryetares së Kuvendit shqiptar e cila tha se nuk do të lejohet cenimi i identitetit të shqiptarëve, atëherë situata do të bëhet edhe më e vështirë.

Unë do ta quaja një guxim të sforcuar të z. Mickoski, pasi atij do t’i duhet të sqarojë rolet me partnerët e VMRO-DPMNE”, theksoi ndër të tjera analisti Seladin Xhezairi.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË

EMISIONET