Po kthehej nga Italia drejt Kosovës, humb jetën në aksident e reja shqiptare, prek me fjalët daja i saj

Po kthehej nga Italia drejt Kosovës, humb jetën në aksident e

Një studente nga Kosova ka ndërruar jetë në një aksident në Itali ndërsa po udhëtonte drejt vendlindjes.

Donika Nikollibibaj, ka bërë aksident ndërsa ishte  duke shkuar drejt aeroportit. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije daja i saj, Kolë Krasniqi, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ku tha se Donika ishte nisur për Kosovë sapo kishte përfunduar studimet në Universitetin e Veronës.

Postimi i plote: 

Ah bre Donika e dajës, ma këpute shpirtin!

Sapo i përfundove studimet ne Universitetin e Veronës, e nënshkrove kontratën e punës dhe u nise për Kosovë, e vdekja tragjike te rrëmbeu në lulen e rinisë duke ti ndërprerë te gjitha ëndrrat e jetës dhe duke na lënë përjetë me zemër te thyer dhe me lot në sy!

Ngushëllime motra Verë për vdekjen e vajzës!

Ngushëllime Familjes Nikollbibaj!

Shpirti i bardhë i Donikës pushoftë në paqe!

EMISIONET