Planet për atentat ndaj Kurtit, reagon zyra e Kryeministrit: Nervozizmi në Beograd u shtua pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit

Planet për atentat ndaj Kurtit, reagon zyra e Kryeministrit: Nervozizmi

Plane për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti raportohet se ka pasur të premten në Shkup.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për Telegrafin deklaroi se kërcënimet kanë lidhje me Beogradin.

“Kryeministri Kurti ka qëndruar mbrëmë në Shkup pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mbrëmë fillimisht pati një darkë me përfaqësues të partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropian (PSE).

Pastaj në mëngjes ishte i pranishëm në takimin rajonal pikërisht me udhëheqës të partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropian, të organizuar nga Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung (FES).

Jemi të informuar se ka shumë kërcënime nga individë dhe struktura që kanë lidhje me Beogradin zyrtar”, tha ai.

Tutje, Kryeziu shtoi se nervozizmi në Beograd pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së i ka shtuar kërcënimet dhe agresivitetin ndaj kryeministrit.

“Në Shkup janë parë forca të shumta të rendit. Kryeministri nuk është ndjerë i kërcënuar. Gjithçka ka shkuar mirë gjatë qëndrimit të tij në Maqedoni të Veriut.

Ai tashmë është në Kosovë dhe po vazhdon agjendën e tij”, pohoi ai.

Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk është ndjerë i rrezikuar në Shkup, përkundër se ka mësuar se ka shumë kërcënime për të.

EMISIONET