Përballja para gjykatës Speciale, Bytyçi: Procesi do të zgjasë më shumë seç është pritur
Seb Bytyci, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare në një intervistë në Ora News u shpreh se procesi në gjykatën speciale do të zgjasë më shumë seç pritej.
Bytyçi: Mendoj se është një indikacion që procesi do të zgjasë edhe më shumë seç është pritur.
I gjithë procesi i gjykimeve për rastet apo aktakuzat e mëhershme por tani edhe për këto aktakuza e ngritura tani.
Dmth kemi të bëjmë me një proces të zgjatur i cili pritet të marrë më shumë kohë se çka ishte menduar.
Edhe procesi fillestar ka pasur shumë kritika.
Kemi të bëjmë me një proces të tejzgjatur.
Nuk mund të thuhet që ka besueshmëri tek qytetarët dhe ka pasur skepticizëm që nga fillimi.
Fatkeqësisht vetë inicimi i themelimit të kësaj gjykate ka ardhur nga një proces mjaft i dyshimtë që është bazuar në një libër të ashtuquajtur të dëshmive të prokurorisë të Serbisë.