KUJDES! PAMJE SHQETËSUESE/ "Ndizet" Serbia! Studentët mblidhen, makina futet mes turmës dhe merr me vete një protestues, rebelohen të tjerët (VIDEO-LIVE NGA BEOGRADI)
Protesta më e madhe e studentëve deri më sot dhe ndoshta një nga më të mëdhatë në historinë e vendit do të zhvillohet sot në Serbi, në kryeqytetin e Beogradit, sipas europeanwesternbalkans.
Lëvizja e udhëhequr nga studentët, e cila është shfaqur pas shëmbjes fatale të stacionit hekurudhor të Novi Sadit në nëntor, ka mobilizuar shoqërinë serbe në një shkallë të paprecedentë.
Studentët dhe qytetarë tjerë të Serbisë kanë nisur të mblidhen në Beogradin e Ri. Në mesditë ata janë nisur drejt Parlamentit të Serbisë.
Ndërkohë të gjitha mjetet transportuese të kompanisë së transportit të qytetit të Beogradit janë tërhequr nëpër garazhet e tyre prej mëngjesit të së shtunës, dhe nuk do të operojnë gjatë ditës.
Përveç tyre edhe linjat private të transportit nuk janë duke operuar prej pasdites të së premtes.
Tensionet po rriten, teksa sot në mëngjes, para nisjes së një proteste masive, është regjistruar dhe një incident, ku një makinë është futur mes turmës së njerëzve dhe ka marrë përpara edhe një protestues.
Kjo ka sjell rebelimin e protestuesve të tjerë që ishin prezent në atë moment.
Studentët serbë kanë protestuar për javë të tëra, por kanë paralajmëruar se e sotmja do të jetë protesta më e madhe e tyre deri tani. Slogani “me 15 mars për 15” ka të bëjë me 15 viktimat e rrëzimit të betonit në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit.
Për këtë, Vuçiç u bëri thirrje të gjithëve që protesta e sotme në Beograd të jetë paqësore dhe që autoritetet shtetërore të mos përdorin forcë përveç në rastet e nevojës absolute dhe tha se shteti do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar paqen dhe stabilitetin. Ai tha se protesta që pritet të mbahet nga ora 16:00 është e paligjshme, dhe se nëse ka nevojë, do të ketë arrestime.
Mediat raportojnë se një numër i madh i forcave policore dhe xhandarmërisë janë angazhuar në qendër të Beogradit, para nisjes së protestës së thirrur nga studentët.
Që prej muajit shkurt në qendrat universitare janë zhvilluar disa nga protestat më të mëdha në historinë e vendit, të gjitha krejtësisht paqësore dhe pa incidente.
Studentët paralajmëruan kulmin e kësaj faze të protestave në Beograd, ku edhe një herë kërkuan një tubim paqësor.
Ndërkohë që në publik u spekulua se protesta do të ishte “D-Day” që do të sillte pasoja politike për qeverinë, studentët njoftuan se protestat do të vazhdonin edhe pas të shtunës dhe se do të këmbëngulnin për përmbushjen e kërkesave të tyre për llogaridhënie dhe transparencë për tragjedinë e Novi Sadit.
Në letrën e djeshme drejtuar Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, 35 eurodeputetë nga gjashtë grupe të ndryshme i kërkuan asaj që të paralajmërojnë publikisht qeverinë serbe përpara 15 marsit se çdo shtypje do të ndikonte drejtpërdrejt në perspektivën e Serbisë në BE.